Lenovo A6600 me ekran 5 inç

Teknologji

Lenovo A6600 me ekran 5 inç

Më: 5 maj 2015 Në ora: 17:04

Lenovo po punon për prodhimin e smartfonit të tij më të fundit A6600.

Lenovo A6600 do të jetë një model i pajisur me ekran 5-inç me rezolucion prej 720x1280 pikselë, si dhe me platformën Android 4.4.4 Kitkat.

Ky smartfon do të ketë procesorin 64-bit MediaTek SoC Quad-Core 1.5 GHz dhe 1 GB DDR3 RAM memorie, transmeton Koha.net. Gjithashtu ky smartfon pritet të ketë edhe 8 GB memorie të brendshme, kamerën e pasme prej 8 MP dhe kamerën e përparme prej 5 MP për “selfie”, si dhe lidhjen 4G LTE.

Pritet që çmimi i këtij modeli të jetë 110 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat