Droni i ri i NASA-s, avion dhe helikopter (Video)

Teknologji

Droni i ri i NASA-s, avion dhe helikopter (Video)

Më: 5 maj 2015 Në ora: 07:54

NASA ka ndërtuar një dron të pashoq. Bëhet fjalë për një hibrid elektrik mes helikopterit dhe avionit. Ky dron, ngjitet në lartësi si një helikopter, ndërsa fluturon porsi avion.
I quajtur GL-10, droni është i pajisur me tetë motorë në krahët e tij, të cilët mund të lëvizin orientimin e tyre. Kjo bën të mundur që droni të “sillet” edhe si helikopter, edhe si avion.
Ai është provuar sot në Virxhinia dhe provat rezultuan të suksesshme. Droni s’ka nevojë për pistë për t’u ngritur, pasi ka vetinë e ngjitjes së helikopterit, që ngjitet në vend. Nga ana tjetër, droni transformohet në avion për të tejkaluar shpejtësinë e helikopterit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat