Së shpejti prezantohet Galaxy Tab S2

Teknologji

Së shpejti prezantohet Galaxy Tab S2

Më: 5 maj 2015 Në ora: 00:53

Samsungu raportohet se shumë shpejt do të lansojë linjën e tabletëve Galaxy Tab S duo.

“SamMobile” raporton se tabletët do të lansohen në qershor.

Tab S2 do të vijë në dy madhësi. Njëri tablet është 8.0 inç, ndërsa tjetri 9.7.

Linja e re pritet të jetë më e hollë se iPad Air 2, që i mjafton për të marrë titullin “Tableti më i hollë në histori të Samsungut”.

Pajisjet e reja do të vijnë me procesor të Samsungut, Exynos. 3GB RAM, 32GB ROM, micro SD, sistem Android 5.0.2, ekran Super AMOLED, kamerë të prapme 8-megapixel dhe kamerë për “selfie” 2.1MP.

Galaxy Tab S2 do të vijë me trup të përbërë nga metali.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat