Galaxy Note 5 modeli më i ri nga Samsung

Teknologji

Galaxy Note 5 modeli më i ri nga Samsung

Më: 4 maj 2015 Në ora: 17:56

Samsung përveç modeleve që ka hedhë së fundmi në treg po bëhet gati për të sjellë modelin e ri Galaxy Note 5.

Më parë mësuam se ky do të ishte një telefon që do të vinte me ekranin që mbështet cilësinë e fotografisë në 4K, ndërsa tani në internet janë shfaqur edhe disa koncepte të mundshme të modelit të ri të Samsung.

Bashkë me ekranin prej 4K, modeli i ri i Galaxy Note 5 nga Samsung pritet të vijë edhe me procesorin e ri të kompanisë Exynos 7420, i cili është vlerësuar lart në disa krahasime të mëhershme që i janë bërë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat