Çfarë kërkohet më shumë në ‘Google’?

Teknologji

Çfarë kërkohet më shumë në ‘Google’?

Më: 3 maj 2015 Në ora: 23:03

Në Shqipëri janë më shumë të interesuar për koston e një operacioni plastik. Në këtë përfundim ka dalë një studim ndërkombëtar lidhur me interesin që shfaqin përdoruesit e motorit të kërkimit ‘Google’, lidhur me koston e një shërbimi të caktuar në shtete të ndryshme të botës.

Pas shumë analizave, ka rezultuar se më së shumti në vendin tonë interesohen për koston e një operacioni plastik në hundë, shumë me ndryshe nga fqinjët e Ballkanit apo vendet e tjera të Europës.

Në Greqi, interesi më i madh shfaqet mbi koston e një martese. Shqiptarët nga Kosova, maqedonasit, serbët e kroatët janë më së shumti të fokusuar te kostot e ushqimeve, si buka, kafeja apo birra.

Në shumicën e rasteve, në Italia interesohen për çmimin e një makine “Ferrari”, ndërsa në Monako kryefjala e kërkimeve në ‘Google’ është kostoja e parkimit të një jahti. Në Ukrainë, Bullgari, Letoni e Austri, çmimi i një prostitute është fjala kyçe më e përdorur në këto shtete.

Ndërkaq në vendet e tjera të Europës, mbizotëron kryesisht interesi për koston e jetesës, ushqimeve apo edhe të studimeve.

Duke u shtrirë në gjithë botën, në studimin në fjalë bien në sy kërkesat e shumta që vijnë nga Rusia për të ditur koston e fluturimeve me avionët ushtarak “MIG”.

Sipas studimit, në Amerikë kërkohet më së shumti të dihet vlera e një patente, ndërsa në Kanada ajo e një pasaporte. Veç vendeve të Lindjes së Europës për prostitucionin, interes i madh shfaqet dhe në Brazil e Hong Kong.

Ajo që konsiderohet alarmante në këtë studim është se, në Mauritani njerëzit janë më së shumti të interesuar mbi çmimin e një skllavi, ndërsa në Iran për vlerën e një veshke. Në vende të tjera, në Afrikë dhe Arabi, nafta, devetë dhe lopët janë artikujt më të kërkuar.

Groenlanda dhe Antarktida, vendet më pak të banuara në botë, mbajnë kreun e renditjes lidhur me kërkesat që shfaqen për blerjen e tokave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat