Ja dy telefonat e ri nga Microsoft

Teknologji

Ja dy telefonat e ri nga Microsoft

Më: 3 maj 2015 Në ora: 13:16

Microsofti po punon për të sjellë në treg dy modele të tjerë të telefonave Lumia. Pritet që këto telefona të jenë të emëruar Cityman dhe Talkman dhe të jenë të pajisur me sistemin e ri Windoës 10.

Telefoni Cityman do të vijë me ekran 5.7 inç QHD, procesor Qualcomm Snapdragon octa-core, 3GB RAM, 32GB hapësirë të brendshme dhe bateri 3300mAh. Kamera e tij kryesore pritet të jetë 20MP, ndërsa ajo ballore 5MP.

Talkman do të ketë ekran 5.2 inç QHD, procesor Qualcom Snapdragon hexa-core, 3GB RAM, 32 GB hapësirë të brendshme dhe bateri 3000mAh. Kamerat e tij do të jenë të njëjta si me Citymanin.

Ndërkohë akoma nuk dihet asnjë informacion tjetër në lidhje me hedhjen e tyre në treg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat