Kur do të dalë në treg kjo mrekulli e Apple?

Teknologji

Kur do të dalë në treg kjo mrekulli e Apple?

Më: 3 maj 2015 Në ora: 10:35

iPad Pro i Apple ishte përfolur të jetë një rival i tabletit Surface të Microsoft, por është bërë më tepër se një vit prej se nuk ka të reja nga kjo pajisje e ardhshme, përveç fotografive të shfaqura herë-herë dhe specifikave.

Tani janë zbuluar disa pamje të reja të kësaj pajisje të ardhshme që tregojnë dimensionet e tabletit që është shumë më ndryshe se që është menduar.

Imazhet skematike sugjerojnë dimensione 305 x 222 x 7mm, që është dukshëm më i madh dhe më i hollë se pritjet e mëparshme shkruan Indeksi.

Dizajni i tabletit ka një ngjashmëri të madhe me iPhone 6 dhe 6 Plus, që nuk është befasuese.

Skemat tregojnë se tableti ka një trup ultra-të hollë 7mm dhe njëra anë e tij shfaqë një port për USB të llojit C që ishte zbuluar në MacBook-un 12 inç. Kamera duket se është vendosur në skajin e majtë të pajisjes,

Grilat e zmadhuesit të zërit duken pothuajse identike me atë që është në iPhone 6 dhe 6 Plus. Kjo informatë për tabletin e ardhshëm ishte nxjerrë nga një burim i afërt me kompaninë Apple.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat