Në kërkim për një të ardhme të sigurtë të votës elektronike

Teknologji

Në kërkim për një të ardhme të sigurtë të votës elektronike

Më: 3 maj 2015 Në ora: 09:21

Hulumtuesit kanë arritur të zhvillojnë një teknikë të re përmes të cilës shtetasit mund të votojnë online, edhe nëqoftëse kompjuterat e tyre nuk ofrojnë siguri të lartë. Duke u frymëzuar nga pajisjet e sigurisë që përdorin disa banka, një grup hulumtuesish në Universitetin e Birmingham ka ndërtuar një sistem që i jep mundësi shtetasve të votojnë përmes kompjuterit të tyre duke instaluar një pajisje harduerike të pavarur. Kjo teknikë ofron një zgjidhje përsa i përket e-voting dhe mund të jetë gati për tu përdorur në vitin 2020 ose 2025 në zgjedhjet elektorale në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurisht që votimi online kërkon barriera të forta sigurie dhe hakerat mund të ndërtojnë maluer që i thyejnë këto barriera sigurie. Ndaj kurrë s’mund të ndalohet së perfeksionuari sigurinë e këtij sistemi. Qëllimi i hulumtuesve është që ta aftësojnë softuerin në mënyrë që ai të njohë dhe të neutralizojë maluerët. Aktualisht një sistem i ngjashëm votimi është prezantuar në Estoni dhe pritet që të implementohet dhe në shtete të tjera pasi është një mënyrë e mirë për të reduktuar kostot e zgjedhjeve por dhe për të pasur rezultate më të sigurta. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat