Ekip nga Kosova synon çmim në garën prestigjoze të NASA

Teknologji

Ekip nga Kosova synon çmim në garën prestigjoze të NASA

Më: 2 maj 2015 Në ora: 22:53

Në mesin e 950 projekteve nga 133 shtete pjesëmarrëse në garën NASA Space Apps Challenge, ekipi NatEv nga Kosova ka hyrë në mesin e 15 projekteve me të votuara për çmimin “People’s Choice Award”. Të dielen, më 3 maj, votat përcaktojnë 5 projektet finale, për të cilat mund të votohet deri më 8 maj, kur edhe shpallet fituesi.

NatEv Explorer është një platformë e bazuar në web ku sinkronizohen të dhënat në kohë reale të satelitëve të NASA dhe bënë klasifikimin e dukurive gjeologjike duke përdorur intelegjencë artificiale. NatEv Explorer zgjidh sfiden e ashtuquajtur “Volcanoes, Icebergs and Cats from Space”. Kjo sfidë ka të bëjë me zbulimin e dukurive natyrore nga hapësira siq janë: erupcionet vullkanike, vërrshimet, tornadot, qarjet e akullnajave, zjarret në male/pyje, aurorat etj.

Voto këtu

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat