Doli në treg tableti Dell Venue 10 7000

Teknologji

Doli në treg tableti Dell Venue 10 7000

Më: 2 maj 2015 Në ora: 07:56

Dell prezantoi në fillim të muajit mars tabletin Dell Venue 10 7000. Kompania njoftoi para disa ditësh se tableti ka dalë tani në shitje në faqen e saj në internet. Pajisja kushton duke filluar nga 499 dollarë, në bazë të modelit që zgjidhni për të blerë.

Sa i përket specifikave, të gjitha modelet janë të njëjta. Ata do të fuqizohen nga procesori Intel Atom Z3580 me shpejtësi 2.33GHz, së bashku me 2GB RAM dhe kartat grafike Intel HD. Tableti përmban ekran 10.5 inç me rezolucion 2560×1600 pikselë. Modeli më i shtrenjtë do të ofrojë 32GB hapësirë të brendshme, ndërsa dy modelet e tjera do të kenë 16GB hapësirë.

Modeli më i lirë nuk do të ketë gjithashtu një tastierë. Për ata që duan të blejnë tablet së bashku me tastierën, duhet të paguajnë 629 dollarë. Modeli që ofron 32GB hapësirë dhe tastierë kushton 679 dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat