Tesla zbulon bateritë për të furnizuar shtëpitë

Teknologji

Tesla zbulon bateritë për të furnizuar shtëpitë

Më: 1 maj 2015 Në ora: 23:37

Në një zhvillim që ka pushtuar të gjitha faqet e mediave ndërkombëtare, gjigandi amerikan Tesla Motors ka zbuluar për herë të parë bateritë që mund të furnizojnë shtëpitë dhe bizneset.

Kjo është një përpjekje e Tesla për të shtrirë aktivitetin e saj përtej biznesit të makinave elektrike.

Shefi ekzekutiv, Elon Musk tha se firma do të ndërtojë bateri, që do ruajnë energjinë diellore dhe do të shërbejnë si një sistem ‘back-up’ për konsumatorët gjatë mungesës së energjisë nga burimet e tjera.

Tesla planifikon që bateritë të jenë në shitje që këtë verë në SHBA.

Duke folur pranë Los Angeles, në një aktivitet që u ndoq me shumë interes, Musk tha se kjo lëvizje do të ndryshojë të gjithë infrastrukturën e energjisë në botë.

Kompania bëri të ditur se ky është një hap i rëndësishëm për të prodhuar energji me zero emisione.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat