Continuum for Phones transformo telefonin në kompjuter

Teknologji

Continuum for Phones transformo telefonin në kompjuter

Më: 1 maj 2015 Në ora: 15:58

Continuum for Phones është veçoria më e re e sjellë nga Microsoft për platformën Windows 10, e cila do të bëjë të mundur që telefonat inteligjentë të operojnë me sistemin e fundit operativ të Microsoft-it të transformohen në kompjuterë kur lidhen me ekrane të mëdhenj.

Kompania do të krijojë mjetet e duhura për softuerin që përdoret tek kompjuterët, tabletët, telefonat inteligjentë dhe konsola Xbox.

Veçoria "Continuum for Phones" nuk do të jetë në dispozicion tek pajisjet aktuale Windows Phone, por vetëm tek telefonat inteligjentë të ardhshëm që do të operojnë me sistemin Windows 10.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat