Facebook Messenger tani edhe me video-thirrje

Teknologji

Facebook Messenger tani edhe me video-thirrje

Më: 28 prill 2015 Në ora: 11:25

Facebook ka njoftuar se është duke e shtuar edhe një funksion të ri për video thirrje në aplikacionin e saj të famshëm, Facebook Messenger.

Ju tani mund ta përdorni aplikacionin Facebook Messenger për të bërë video thirrje me miqtë tuaj dhe ky tipar i ri është duke u ofruar fillimisht për platformat më të mëdha mobile, iOS dhe Android.

Komunikimi me video do tu mundësojë më shumë se 600 milionë përdoruesve të jenë në kontakt më njëri tjetrin, kudo që ata janë nëpër botë, dhe në kohë reale, thuhet në njoftimin e Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat