Ora inteligjente Apple Watch i mbijeton 15 minutave nën ujë

Teknologji

Ora inteligjente Apple Watch i mbijeton 15 minutave nën ujë

Më: 28 prill 2015 Në ora: 09:05

Tani që vera po afron me siguri ju preferoni të pushoni të vendet bregdetare apo pishina. Por pasi keni bërë një zhytje nën ujë kuptoni se nuk keni hequr nga dora orën tuaj Apple Watch. Mos mendoni se hodhët në plehra një minikompjuter që kushton 600$. Sipas një testimi që një përdorues ka aplikuar mbi Apple Watch, kjo orë rezulton të jetë tepër rezistente ndaj ujit.

Një djalë i cili me një Apple Watch versioni Sport, hidhet në një pishinë dhe pas 15 minutash ai kupton se ora e tij akoma vazhdon të funksionojë. Madje ekrani i përgjigjej gishtit të përdoruesit në disa momente edhe pse ekranet të kanë tendencë të mos jenë të përgjegjshëm kur lagen me ujë. Dihet se Apple nuk ofron shumë përsa i përket rezistencës së pajisjeve të saj ndaj ujit. Rezistenca ndaj ujit është vlerësuar me IPX7, kjo do të thotë që pajisja mund ti mbizotërojë rënies në ujë deri në 1 metër dhe për 30 minuta. Por rezultati i këtij testimi nuk do të thotë që ju të zhyteni nën ujë me orën tuaj Apple Watch, shmangeni këtë pjesë pasi ora juaj mund të pësojë dëmtime të rënda. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat