LG G4 do të jetë më i lirë se Galaxy S6!

Teknologji

LG G4 do të jetë më i lirë se Galaxy S6!

Më: 28 prill 2015 Në ora: 07:55

LG G4 pritet të prezantohet zyrtarisht nesër në një ngjarje speciale të LG kushtuar telefonit, ndërsa detajet për çmimin e këtij modeli tashmë kanë filluar të rrjedhin online.

LG G4 do të jetë modeli kryesor i telefonit nga LG, i cili pritet të ofrojë specifika të avancuara për përdoruesit e saj.

Sipas burimeve të shumta thuhet se LG G4 do të kushtojë rreth 679 euro për modelin me 32GB, që i bie se i njëjti do të jetë më i lirë sesa rivali kryesor në Android, Samsung Galaxy S6.

Mirëpo merret vesh se ky çmim do të vlejë për modelin fillestar, sepse varianti i mbështjellur me lëkurë në pjesën e pasme do të kushtojë më shumë, ose rreth 729 euro, që i bie më shtrenjtë sesa Galaxy S6 por më mirë se Galaxy S6 Edge.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat