Nokia thotë se nuk do të prodhojë më telefona mobil!

Teknologji

Nokia thotë se nuk do të prodhojë më telefona mobil!

Më: 28 prill 2015 Në ora: 07:50

Nokia ka pohuar se nuk e ka ndërmend të krijojë telefona të mençur mobil përsëri, edhe pse disa raporte mediale pohonin të kundërtën këtyre ditëve.

Javën e kaluar ishte thënë se Nokia është gati për të hyrë përsëri në biznesin e telefonave mobil, edhe përkundër faktit se ajo e ka shitur këtë njësi të biznesit tek Microsoft vitin e kaluar.

Por kohet e fundit, presidenti i Nokia’së e ka konfirmuar se të gjitha këto ishin spekulime. "Këto raporte janë të rreme, dhe të njëjtat i atribuohen kompanisë tonë gabimisht" thuhej në deklaratën e Nokia-së.

"Nokia përsërit se ajo aktualisht nuk ka plane për prodhimin ose shitjen e telefonave mobil."

Sipas kushteve të marrëveshjes së Nokia me Microsoft, kompania nuk do mundet të lansojë një telefon të mençur mobil deri në fund të 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat