Programi i Samsung kundër vjedhjes

Teknologji

Programi i Samsung kundër vjedhjes

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:56

“Samsung” ka zhvilluar një program për të mbrojtur tabletat nga hajdutët kibernetikë. Kompania ka bashkëpunuar me kompaninë e sigurimit për celularët, “Absolute Software Corporation”, për të siguruar që tabletat “Galaxy Tab” të jenë të mbrojtura në internet dhe në botën reale të krimit.

Programi quhet “Computrace” dhe është i projektuar të sinjalizojë kompaninë në rast vjedhjeje. "Computrace" do të jetë efektiv edhe në qoftë se një hajdut dëshiron të bëjë një riinstalim të sistemit. Ky program është i integruar brenda “Firmware”, jo vetëm në programacionin e tabletit.

Linja më e shquar e tabletëve të kompanisë, e cila përfshin tabletin 10.1 inç “Galaxy Tab 4” do të jetë i pari, i cili do të ketë këtë program të ri Samsung-Absolute Softëare kundër vjedhjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat