Facebook dhe Google mbështesin Nepalin

Teknologji

Facebook dhe Google mbështesin Nepalin

Më: 27 prill 2015 Në ora: 17:37

Dy nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë kanë krijuar programe online për të ndihmuar në gjetjen e njerëzve të prekur nga tërmeti 7.8 ballësh, i cili tronditi Nepalin fundjavën që lamë pas.

Facebook lançoi një version të “Safety Check”për tërmetin në Nepal, një karakteristikë e prezantuar për herë të parë në tetor të vitit të shkuar. Ai do t’i pyesë njerëzit në zonat e prekura nga tërmeti nëse ata janë të sigurt dhe nëse po, u dërgon një njoftim miqve të tyre.

Po ashtu, Facebook ka krijuar një grup të quajtur “Tërmeti në Nepal 2015”, ku njerëzit mund të ndajnë informacion për katastrofën dhe të lënë mesazhe për ata që mendojnë se kanë humbur.

Edhe Google ka lançuar “Person Finder”, i cili u zhvillua në vitin 2010, pas tërmetit që goditi Haitin. Ai u lejon miqve dhe familjarëve të kërkojnë për njerëzit e tyre të dashur, ose të postojnë mesazhe dhe të dhëna për të tjerët, që janë gjetur, por që mund të jenë lënduar.

Një drejtues i kompanisë “Google”, për pak mbeti i vrarë, gjatë ngjitjes së Everestit në fundjavë. 70 britanikë mund të kenë mbetur të vdekur nga katastrofa, shumë prej tyre kanë kontaktuar me familjet për t’u thënë se janë të sigurt.

Mbi 2500 njerëz vdiqën nga tërmeti që goditi Luginën Katmandu, ndërsa 5800 janë plagosur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat