Microsoft shet 8.6 milionë pajisje Lumia gjatë tremujorit të parë të 2015-ës

Teknologji

Microsoft shet 8.6 milionë pajisje Lumia gjatë tremujorit të parë të 2015-ës

Më: 27 prill 2015 Në ora: 09:36

Microsoft njoftoi të enjten se ka shitur 8.6 milionë pajisje Lumia që operojnë me platformën Windows Phone gjatë tremujorit të saj të tretë fiskal (që në kalendar është tremujori i parë). Kjo është një rritje me 18% nga viti në vit, dhe një ulje me 18% nga tremujori i mëparshëm. Përveç shitjeve të telefonave inteligjentë Lumia, Microsoft shiti edhe 24.7 milionë telefona të tjerë në këtë tremujor. Microsoft fitoi 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga shitjet e pajisjeve Lumia, një rënie me 16% nga një vit më parë.

Përveç kësaj, Microsoft-it i sollën shumë të ardhura shitjet e tabletëve Surface Pro 3, ku gjatë këtij tremujori, që përfundoi në muajin mars, kompania arriti të grumbullojë 713 milionë dollarë në divizionin e tabletëve Surface.

Si zakonisht, kompania nuk e bëri të ditur numrin e saktë të tabletëve të shitur gjatë këtij tremujori. Microsoft prezantoi tabletin Surface 3 ditën e fundit të këtij tremujori dhe nuk do të dalë në treg deri më 5 maj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat