Janë hakuar uebfaqja e Tesla dhe llogaria e Elon Musk në Twitter

Teknologji

Janë hakuar uebfaqja e Tesla dhe llogaria e Elon Musk në Twitter

Më: 27 prill 2015 Në ora: 08:59

Në ditët e sotme është bërë diçka e zakonshme të dëgjojmë sulme kibernetike ndaj uebfaqeve të ndryshme apo llogarive në rrjetet sociale. Së fundmi ka qënë kompania Tesla ka qenë viktima e radhës. Një grup hakerash arriti të sulmonte jo vetëm uebfaqen zyrtare të Tesla dhe profilin zyrtar në saj në Twitter por madje dhe llogarinë e Elon Musk, themeluesit të Tesla.

Falë një pune të mirë të ekspertëve të sigurisë u mor sërisht kontrolli mbi profilet në Twitter, por nuk ndodhi e njëjta gjë për uebfaqen pasi ajo akoma shfaq disa probleme. Gjatë kohës që kishin nën kontroll profilet dhe faqen e Tesla ata shfrytëzuan rastin për të bërë disa lajmërime si “ofrojmë një makinë Tesla falas”. Gjithsesi kompania akoma nuk ka mundur të neutralizojë plotësisht sulmin apo të identifikojë grupin e hakerave që fshihet pas këtij rasti. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat