Si përfundoi Google “në anën e gabuar të historisë”

Teknologji

Si përfundoi Google “në anën e gabuar të historisë”

Më: 26 prill 2015 Në ora: 23:10

Dreka private në Bruksel, një javë para Krishtlindjeve të vitit 2012, kaloi nën një atmosferë pothuajse festive. Drejtori i “Google”, Erik Shmid dhe komisioneri i atëhershëm evropian për konkurrencën, Hoakin Almunia kishin arritur të mirëkuptoheshin. Zoti Almunia, kishte shprehur dyshime në fillim të atij viti, sesi Google vendoste veton në sektorin e saj kërkimit, në veçanti kur kompania promovoi shërbimet e veta të specializuara, duke dëmtuar rivalët. Normalisht, shqetësimet rregullatore si këto, çojnë në akuza zyrtare.

Por në Bruksel atë ditë, ai dhe zoti Shmid besonin se kishin arritur një mirëkuptim reciprok, që do të shmante ndonjë përplasje të mundshme. Më pak se dy javë më vonë, gjiganti i kërkimit në rrjet, kremtoi një fitore të dytë, kur Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA, pezulloi papritmas hetimin e vet antitrust, pa lëshimin e ndonjë ankese.

Por kjo ndjesi nuk zgjati shumë. Marrëveshja personale e arritur në Bruksel, doli të jetë një gjykim i gabuar nga të dyja anët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat