Huawei më 28 prill sjell tri pajisje

Teknologji

Huawei më 28 prill sjell tri pajisje

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:54

Pak ditë pasi shpërndau ftesat për konferencën e 28 prillit, Huawei ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke shtuar spekulimet se në atë ditë do të lansojë tre telefona të ri.

Tri pajisjet në fotografinë e postuar thuhet të jenë Honor 4C Play,4C Note dhe 4C MAx.

Edhe pse nuk shihet mirë, në fotografi kuptohet se pajisjet do të vijnë me madhësi të ndryshme të ekranit, raporton “GSMArena”.

Sipas spekulimeve të para, Honor 4C Play do të ketë procesor octa-core Kirin 620 me ekran 5-inç, 2GB RAM dhe 8GB hapësirë të brendshme. Kamera e tij është 13MP ndërsa ajo e përparme 5MP. Telefoni i ri do të vijë me sistemin Android 5.0 Lollipop dhe përkrah rrjetin 4G.

Akoma nuk ka asgjë zyrtare nga kompania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat