Testet e para në zhytje për Apple Watch: 15 minuta dhe asnjë dëmtim! (Video)

Teknologji

Testet e para në zhytje për Apple Watch: 15 minuta dhe asnjë dëmtim! (Video)

Më: 26 prill 2015 Në ora: 19:31

Në Australi, grupi i FoneFox ka testuar njërin nga aspektet më të diskutuar të Apple Watch: papërshkueshmërinë ndaj ujit. Pajisja i ka kaluar testet e para. Në specifikat zyrtare, Apple thotë se ora e saj inteligjente është rezistente ndaj ujit, por nuk mund të zhytet.

Praktikisht mund të bëjmë dush me të, mund të vrapojmë në shi dhe nuk duhet të shqetësohemi për djersën, por nuk duhet të notojmë me Apple Watch në puls. Ndërsa testi i FoneFox, tregon se Apple Watch i reziston edhe zhytjeve në ujë.

Pajisja ka qëndruar e zhytur për 15 minuta në pishinë, në një thellësi rreth 1 metër, pa pësuar asnjë lloj dëmtimi. Faktikisht, Apple Watch, ka fituar papërshkueshmërin IPX7, që si standart lejon zhytjen në ujë deri në një metër thellësi dhe për 30 minuta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat