Liquid X2, smartfoni Acer i cili mund të funksionojë më tri karta SIM

Teknologji

Liquid X2, smartfoni Acer i cili mund të funksionojë më tri karta SIM

Më: 25 prill 2015 Në ora: 23:23

Ditën e martë, Acer, gjatë konferencës në New York lançoi një smartfon të ri që quhet Liquid X2 i cili sjell risi në fushën e smartfonave. E para gjë që të bie në sy kur përmenden specifikat e këtij smartfoni është bateria e tij e cila ka kapacitet 4000mAh dhe sigurisht mundësia që ai ofron për tu përdorur me tri karta SIM. Deri më sot kemi parë smartfon që ofrojnë mbështetje deri në dy karta por Acer duket se e ka tejkaluar këtë kufi me Liquid X2.

Liquid X2 Triple SIM ka një ekran 5.5inç, rezolucioni I të cilit nuk dihet akoma, dhe fuqizohet nga një proçesor 64bit octa-core. Kamera e tij e pasme është 13 megapiksel me një lente f/1.8. Acer ka deklaruar se falë mundësisë së përdorimit me tri karta dhe baterisë 4000mAh, ky smartfon është perfekt për ata që udhëtojnë shumë. Aktualisht kompania nuk i ka zbuluar të gjitha karakteristikat mbi këtë smartfon, madje nuk dihet as se cilin version të sistemit operativ Android do të përdorë ai. Krahas Liquid X2 kompania Acer ka lançuar dhe një sërë tabletësh të rinj buxhetore si Iconia Tab 10, Iconia Tab 8 etj. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat