Ubuntu 15.04 Vivid Vervet: Menutë e reja, Systemd, Snappy Ubuntu Core dhe shumë të tjera

Teknologji

Ubuntu 15.04 Vivid Vervet: Menutë e reja, Systemd, Snappy Ubuntu Core dhe shumë të tjera

Më: 25 prill 2015 Në ora: 21:23

Ka mbërritur versioni 15.04 i Ubuntu koduar me emërtmin “Vivid Vervet” duke sjellur me vehte një projekt kontravers siç është systemd.


Por ky është vetëm njëri prej shumë ndryshimeve që sjell Vivid Vervet. Ky përditësim i sistemit operativ Ubuntu, sjell një dizajn të ri të menuve, disa përmirësime mjaft të rëndësishme të desktop-it, një version të ri të suitës së produktivitetit LibreOffice si dhe disa karakteristika të dedikuara për zhvilluesit, serverat dhe telefonët.


I rëndësishëm është fakti se Ubuntu 15.04 akoma përmban ambjentin e Unity 7 të desktopit. Kjo do të thotë se Unity 8 e cila premton të ofrojë një eksperiencë të konvergjuar mes desktopit dhe paisjeve mobile do të mbërrijë në ndërtimet e ardhshme të sistemit operativ.


Menutë e integruara


Ndryshimi i parë që do të vëreni janë menutë e integruara. Shpjegimi është i thjeshtë: Ubuntu ka zhvendosur menutë në krye të dritareve individuale. Mjafton të vendosni kursorin mbi shiritin i cili gjendet në krye të dritares ku gjendet butonat e mbylljes dhe minimizimit dhe automatikisht do të shfaqen emërtimet e menuve.


locally-integrated-menus-100580915-large


Nëse preferoni akoma sistemin e vjetër, lehtësisht mund ta ndryshoni në cilësimet e Appearance, duke naviguar tek paneli Behavior ku mund përzgjidhni opsionin In the menu bar.


Systemd, LibreOffice dhe telefonët Ubuntu


Në këtë version të sistemit operativ, Ubuntu po shfrytëzon Systemd në vend të sistemit vetjak të startit. Kjo është karakteristika më pak e lexueshme në Ubuntu 15.04 dhe Systemd është testuar ekskluzivisht në këtë version.


libreoffice-4.4-100580916-large


Ky përditësim ka sjellur edhe një version të ri të suitës së produktivitetit në platformat Linux, LibreOffice 4.4. Ky version i LibreOffice sjell një mori ndryshimesh të ndërfaqes të cilat janë mirëpritur nga përdoruesit. Aktualisht, LibreOffice 4.4 ofron ndërfaqen më të mirë krahasuar me secilin nga paraardhësit.


Ndërsa në një njoftim zyrtar të Caonical vihet theksi tek fakti se Ubuntu 15.04 po hedh bazat e softuerit mobil i cili aktualisht është pjesë e telefonit BQ Aquarius E4.5. Ubuntu 15.04 do të dërgohet tek këto modele telefonësh në javët në vijim.


Për zhvilluesit


Caonical po hedh sytë nga zhvilluesit dhe serverat cloud me lançimin e Ubuntu 15.04 Vivid Vervet. Mbase frymëzimin e ka marrë nga projekti Fedora e cila gjithashtu filloi të kthente sytë nga zhvilluesit. Në fakt në një reklamim shfaqet Ubuntu 15.04 në laptopët Dell XPS 13 dhe M3800 ku vihet theksi tek dashuria që kanë zhvilluesit për këto paisje kompjuterike falë sistemit operativ Ubuntu.


Ubuntu 15.04 sjell një qendër mjetesh për zhvilluesit emërtuar Ubuntu Make. Është një sistem i cili ofron lehtësira në instalimin e ambjenteve të izoluara për zhvillim si Android NDK dhe SDK apo edhe edicionin e zhvilluesve të Firefox. Ngjashëm me asistentin e zhvilluesve në projektin Fedora, kjo qendër e re është dizenjuar për të ndihmuar zhvilluesit.


raspberry-pi-2-primary-100569130-large


Ubuntu 15.04 gjithashtu sjell një ndërtim të përmirësuar të Ubuntu dedikuar Internetit të Gjërave dhe është emërtuar Snappy Ubuntu Core. Por që këto të fundit pak u interesojnë përdoruesve të zakonshëm të sistemit operativ. Ne u themi që nëse keni instaluar këtë version të Ubuntu atëherë mund të qëndroni me të lirisht për ca vite të mira sepse kemi të bëjmë me një version LTS( Long Term Support Release) ku ofrohet mbështetje për një kohë të gjatë nga Caonical. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat