Samsung bëhet gati edhe për Galaxy Note 5?

Teknologji

Samsung bëhet gati edhe për Galaxy Note 5?

Më: 25 prill 2015 Në ora: 08:03

Fableti i Samsung, Galaxy Note 5 definitivisht do të vijë në shtator të këtij viti, dhe karakteristikat e tij besohet se do të jenë të jashtëzakonshme, duke filluar prej procesorit, ekranit, baterisë, performancës së softuerit, dhe rezolucionit.

Sa i përket specifikave besohet se Samsung do të jetë shumë konsistent dhe kjo do të thotë se procesori do të jetë i përmirësuar, me kamerë të fuqishme, dizajnin e avancuar, si dhe teknologjinë e re të ekranit Super AMOLED.

Në mesin e karakteristikave të reja pritet të jetë edhe lapsi digjital S-Pen, ekranin e ndritshëm, si dhe fokusin në produktivitet.

Me pak fjalë, Galaxy Note 5 pothuajse do të jetë i ngjashëm me Galaxy S6 në aspektin e formës së përgjithshme, me ekran më të madh i cili nuk do të jetë masiv, dhe do të arrijë deri në 5.7”, me kornizë të metaltë dhe pjesën e pasme nga qelqi, sikurse Galaxy S6.

Fableti i ri i Samsung pritet të vijë me dizajn më të hollë, me procesorin super produktiv 14 nanometra Exynos 8-core, si dhe baterinë më të fuqishme, ndërsa ka raporte se Note 5 mund të sjell edhe variantin Note Edge.

Samsung vazhdimisht ka ofruar disa nga ekranet më të mira deri më tani, ndërsa tani thuhet se Note 5 do të sjell cilësinë QHD në ekranin e saj, dhe rezolucionin 4K, përkatësisht 2160x3840 piksel në 748ppi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat