Ja sa kushton telefoni LG G4

Teknologji

Ja sa kushton telefoni LG G4

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:55

Kompania LG G4 deri më tani na ka njohur vetëm me specifikat kryesore të telefonit, ndërsa tashmë bën publik dhe çmimin me të cilin ai do të vijë në treg. Informacionet e para na bëjnë të ditur se telefoni do të jetë shumë më i shtrenjtë se Samsung Galaxy S6, por më i lirë se Galaxy S6 Edge.

LG ka filluar të pranojë porosi për LG G4 në Korenë Jugore dhe shumë nga blerësit kanë thënë se telefoni i ri u ka kushtuar 825 dollarë.

Zyrtarët e kompanisë nuk e kanë mohuar këtë çmim, por kanë thënë se ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë çmimi vendimtar për LG G4, mirëpo kanë shtuar se çdo gjë do të merret vesh pas pesë ditësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat