Lansohet Asus ZenFone 2 në Indi

Teknologji

Lansohet Asus ZenFone 2 në Indi

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:08

Asus ka lansuar smartphone-in Asus ZenFone 2 në Indi i cili do të shitet përmes shitësit në internet Flipkart në Indi.
Asus ZenFone 2 vjen me ekranin Full HD 5.5 inç i cili ofron një rezolucion prej të 1920 x 1080 pikselëve dhe është i përkrahur nga procesori me 4 bërthama 64-bit nga Intel Atom me shpejtësi prej 2.3GHz.

Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë 4GB RAM memorie, 32GB hapësira e brendshme e cila mund të zgjerohet nëpërmjet microSD kartelës deri në 64GB, kamera kryesore 13 megapikselë dhe kamera frontale 5 megapikselë.

Çmimi i Asus ZenFone 2 është rreth 316$.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat