Microsoft risjell lojën e famshme Solitaire në Windows 10

Teknologji

Microsoft risjell lojën e famshme Solitaire në Windows 10

Më: 24 prill 2015 Në ora: 11:55

Edhe pse Solitaire, Minesweeper dhe Hearts janë emra që kanë simbolizuar lojerat që në versionet e para të sistemit operativ Windows, Microsoft vendosi ti hiqte ato nga Windows 8.

Pavarësisht se në Windows Store ekzistojnë versione të shumëllojshme të këtyre lojrave asgjë nuk është aq nostalgjike sa versioni klasik.

Duke parë popullaritetin që e ndjek pas Microsoft ka vendosur të rikthejë lojën Solitare në Windows 10. Ndryshe nga Windows 8, Solitaire nmund ta gjeni fare thjeshtë në menunë kryesore në Windows 10 ashtu si në versionet e hershme të sistemit operativ. Ky veprim është i ngjashëm me rikthimin e Start Menu, në këtë mënyrë Microsoft ka vendosur të riktheje karakteristikat që kanë simbolizuar Windows që në fillimet e tij. Gjithsesi ka të ngjarë që ndoshta Solitaire mos të jetë i disponueshëm në Windows 10 gjatë lancimit në muajt e verës. Nëse jeni një fans i Minesweeper ose Hearts ju do ju duhet të kërkoni në Windows Store për ti luajtur ato. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat