Xiaomi Mi 4i është smartfoni që kombinon një harduer fantastik me një çmim të frikshëm

Teknologji

Xiaomi Mi 4i është smartfoni që kombinon një harduer fantastik me një çmim të frikshëm

Më: 24 prill 2015 Në ora: 09:01

Prodhuesi kinez i smartfonëve tashmë i mirënjohur ka prezantuar modelin e ri Mi 4i cili synon të ndjekë hapat e suksesit të paraardhësve të tij. Xiaomi për disa arsye që akoma nuk i dimë nuk ka planifikuar të hyjë zyrtarisht në tregjet europiane megjithatë kjo kompani e ka bërë një hap drejt ekspansionit global me hyrjen në tregun indian.

Smartfoni Mi 4i, produkti i radhës i kompanisë, është një telefon i parametrave mesatarë me një kosto super të ulët për vetëm 205 dollar. Ndër të tjera zotëron një ekran 5 inç me rezolucion 1080×1920 piksel dhe fuqizohet nga një proçesor 64bit tetë bërthamësh Snapdragon 615 i cili ofron mbështetje edhe për LTE.

Strategjia e Xiaomi është unike. Mënyra sesi po e diferencon vetvehten si prodhues karshi të tjerëve duke shitur telefonët të parametrave cilësorë me çmime tejet të ulëta ka rezultuar mjaft e suksesshme deri në atë masë sa të tremb edhe Samsung.

Mi 4i ka ka nga një bateri 3120 mAh, është 7.8 mm i hollë dhe peshon 130 gram. Gjithashtu ofron një kamër të pasme 13 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel me kënd të gjërë. Për nga memorja, smartfoni ka 2 GB RAM dhe 16 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Çmime të tilla për një smartfon të këtyre parametrave realisht duhet të trembin prodhuesit si Motorola që po ndjekin të njëjtën strategji. Produktet e Xiaomi shpeshherë kanë rezultuar të jenë ndërtuar nga material premium që nuk gjenden as në smartfonët e një niveli të lartë. Dhe për më tepër, përdoruesit e adhurojnë mënyrën sesi Xiaomi kopjon Apple në dizenjimin e smartfonëve të saj. Dikush nuk mund të blejë një iPhone por mund të blejë një smartfon që ngjason si një iPhone dhe Xiaomi ka përgjigjet e duhura. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat