Sot Dita Ndërkombëtare e Femrës në Teknologji

Teknologji

Sot Dita Ndërkombëtare e Femrës në Teknologji

Më: 23 prill 2015 Në ora: 07:46

Dita Ndërkombëtare e Femrës në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit(TIK) manifestohet çdo vit në të enjten e fundit të prillit në 140 shtete të botës. Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Femrave në TIK mbahet me 23 Prill.

Iniciativa e Femrave në TIK është një përpjekje me karakter global që synon të ndërgjegjësojë dhe inkurajojë femrat e reja për ndjekjen e studimeve ku në qendër të vëmendjes kanë sektorin e teknologjisë së informacionit.

Për Kosovën, kjo është hera e parë që manifestohet një organizim i tillë dhe për të shënuar këtë ditë të veçantë do të mbahet një konferencë organizuar nga A.U.K dhe partnerët duke shënuar fillimin e një paradigme të re në sektorin e TIK-ut./kp

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat