Është ndërtuar për një miliarder misterioz emri i të cilit nuk publikohet.
Shndërrimi i një Boeing 747 në një avion të personalizuar ka kushtuar plot 560 milionë euro.
Normalisht një avion i përmasave të tilla mund të mbajë deri në 600 persona në bord.
Por ky miliarder e ka personalizuar duke e kthyer në një shtëpi superluksoze që fluturon.
Në të mund të gjesh dhoma gjumi, sallë leximi, kinema, palestër, sallë konferencash madje edhe sallë lojërash.