Sot, Dita ndërkombëtare e Tokës. “Google” ndryshon pamje

Teknologji

Sot, Dita ndërkombëtare e Tokës. “Google” ndryshon pamje

Më: 22 prill 2015 Në ora: 18:53

22 Prilli është Dita Ndërkombëtare e Tokës, ose siç njihet ndryshe Dita e Apelit për të gjitha problemet që shqetësojnë Tokën, duke filluar nga ndotja, braktisja, erozioni e deri tek keqpërdorimi.

Motori i njohur i kërkimit, “Google”, në respekt të kësaj dite, ka ndryshuar dizajnin e tij, duke vendosur midis shkronjave simbolin e Tokës dhe elementë të saj.
Dita Ndërkombëtare e Tokës u propozua në vitin 1962 nga ai që tashmë konsiderohet themeluesi i saj, Gaylord Nelson, propozim që mori edhe miratimin e Presidentit të atëhershëm të SHBA.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat