Nokia kthehet në industrinë e telefonave

Teknologji

Nokia kthehet në industrinë e telefonave

Më: 21 prill 2015 Në ora: 12:49

Nokia, kompania finlandeze që ka shitur biznesin dhe shërbimet e saj tek gjiganti Microsoft në vitin 2013, është raportuar se ka filluar të krijojë një telefon të ri që pritet të lansohet vitin e ardhshëm.

Bazuar në raportin nga Re/code, kompania mendon të rikthehet në industrinë e telefonave të mençur në vitin 2016, ndonëse mbetet ende e pa konfirmuar se çfarë do të sjell.

Kjo lëvizje pritet të bëhet nga Nokia Technologies, që është njëra prej tri pjesëve që nuk është shitur tek Microsoft. Së fundmi, Nokia ka lansuar tabletën N1, e cila është e bazuar në platformën Android që bartë njëkohësisht shërbimin Zlauncher.

Sipas disa thashethemeve, Nokia ka në plan të blejë konkurrentin Alcatel-Lucent për 16.6 miliardë dollarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat