Imgur zë vend në App Store

Teknologji

Imgur zë vend në App Store

Më: 21 prill 2015 Në ora: 12:48

Imgur ka lansuar një aplikacion të ri për platformën mobile iOS. Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që shërbimi për shpërndarje të fotove sjell një aplikacion të tillë në këtë platformë mobile. Imgur ishte publikuar në App Store dy vite më parë, por ishte larguar nga dyqani i kompanisë Apple pasi që stafi i shërbimit u shpreh se nuk funksional.

Megjithatë, kjo tashmë mbetet pjesë e së kaluarës, pasi që aplikacioni i ri për iOS ofron një ndërfaqe të re për të gjithë përdoruesit që dëshirojnë një eksperiencë të qëndrueshme në aplikacion.

Aktualisht, përdoruesit nuk do të jenë në gjendje të ngarkojnë foto të reja përmes aplikacionit në iOS, por ky funksion pritet të shtohet së shpejti nga personat që qëndrojnë prapa shërbimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat