Norvegjia, shteti i parë që do të largojë nga përdorimi radiot analoge FM në 2017

Teknologji

Norvegjia, shteti i parë që do të largojë nga përdorimi radiot analoge FM në 2017

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:59

Ka të ngjarë që ky veprim të cilësohet si hapi i parë drejt një tranzicioni global përsa i përket radios tradicionale FM. Këtë përgjegjësi me sa duket ka qënë i gatshëm ta marrë shteti norvegjez i cili lajmëroi se do të fikë kanalet FM të radios në 11 janar të vitit 2017 ndërkohë që transmetimi i sinjalit të fundit të kësaj radio do të përfundojë në Dhjetor të po këtij viti.

Ky lajmërim, i dhënë nga Ministri i Kulturës i këtij shteti, e bën Norvegjinë shtetin e parë në botë që do të ndalojë përdorimin e radios FM. Sipas ministrit ky vendim u mor me qëllim për të kursyer para dhe për të ofruar një transmetim të plotë të radios dixhitale. Radio dixhitale thuhet se do ti japë dëgjuesve akses në një përmbajtje më të gjerë të larmishme dhe do të ofrojë kualitet zëri të një cilësie më të lartë. Në deklaratën e saj, qeveria norvegjeze raportoi se kosto e transmetimit të FM Radio është 8 herë më e lartë se ajo e sistemit dixhital DAB. Duke mbyllur FM Radio, kanalet ndërkombëtare të radios në Norvegji do të kursejnë rreth 25 milion dollar në vit. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat