Shpikja më e bukur e shekullit, balonat që do të shpërndajnë Wi-Fi falas

Teknologji

Shpikja më e bukur e shekullit, balonat që do të shpërndajnë Wi-Fi falas

Më: 21 prill 2015 Në ora: 07:27

Google ka deklaruar se projekti i saj inovator quajtur “Projekti Loon” është tashmë gati të të jetë funksional dhe ti ofrojë përdoruesve akses në internet përmes balonave. Numri i këtyre balonave që do të lëshohen në qiell do të jetë me qindar mijëra dhe do të fluturojnë kryesisht në ato rajone ku aksesi i internetit është tepër i vështirë për tu ofruar.
Për këtë projekt ambicioz ka disa vite që punohet. Balonat do të jenë të afta të ofrojnë sinjal LTE në pajisjet e përdoruesve nga qindra metra lartësi.

“Si fillim na u deshën vetëm 3 apo 4 ditë për të ndërtuar një balonë të tillë. Sot përmes lehtësive në prodhim, sistemet automatike mund të arrijnë të prodhojnë një balonë të tillë vetëm në pak orë. Ndaj ne jemi shumë afër numrit të balonave që donim të ndërtonim fillimisht.”

Testime të këtyre balonave janë duke u kryer në rajone të ndryshme me ndihmën e kompanive të telekomunikacionit si Telstra në Australi, Telefonica në Amerikën Latine dhe Vodafone në Zelandën e Re.

Gjatë një konference në Europë në muajin Mars, një ekzekutiv i Google deklaroi se balonat mund të qëndrojnë për 6 muaj në fluturim. Pët këtë kompania ka zhvilluar një sistem i cili parashikon se kur një balonë do të zbresë në tokë. Përveç kësaj Google ka ndërtuar dhe një platformë lançimi të suksesshme.

Përmes një videoje një përfaqësues i Vodafone në Zelandën e Re tha se ky projekt i jep mundësinë kompanive celulare dhe kompanive të internetit për të ofruar internet tek komunitetet ku ky shërbim i rëndësishëm mungon. Çdokush që ka një smartfon anë e mbanë botës mund të aksesojë internet përmes balonave të Google. Balonat do të fluturojnë dhe në zona të pabanuara si në vendet e Antarktidës dhe të tropikut. Kjo është një ide gjeniale e Google e cila do të ketë impakt në gjithë botën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat