Së shpejti do t’i hamë fjalëkalimet tona

Teknologji

Së shpejti do t’i hamë fjalëkalimet tona

Më: 20 prill 2015 Në ora: 23:58

Teknologjia po përparon në mënyrë të frikshme dhe kjo tashmë është e pashmangshme, por ajo që po bën Paypal është përtej imagjinatës.

Shërbimi i pagesave online po mendon për një zgjidhje me të vërtetë të frikshme, atë të integrimit të teknologjisë me trupin e njeriut.

Drejtuesit e kësaj kompanie kanë ideuar një pilulë e cila do të gëlltitet dhe do të na lejojë të logohemi në llogaritë tona pa qenë nevoja të vendosim fjalëkalimet tona sekrete.

Kjo pilulë do të përmbajë mikroçipa dhe do të marrë energji nga acidi i stomakut.

Megjithëse projekti është në fazat e tij fillestare drejtuesit e Paypal thonë se nuk do të jetë e largët dita kur të bëhet realitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat