Microsoft sjell aplikacionin Office për telefonat Windows

Teknologji

Microsoft sjell aplikacionin Office për telefonat Windows

Më: 20 prill 2015 Në ora: 17:06

Microsoft prezantoi aplikacionet Office për telefonat inteligjentë Windows. Aplikacionet e reja Office janë dizajnuar për telefonat inteligjentë Windows 10, dhe do të vijnë tek versioni teknik paraprak i Windows 10 për telefonat Windows në fund të këtij muaji.

Aplikacionet e reja janë pjesë e strategjisë që Microsoft e quan “Aplikacionet Universale”, që lidhet me aplikacionet të cilat ofrojnë të njëjtat funksionalitete tek të gjitha pajisjet Windows, duke filluar nga telefonat inteligjentë, kompjuterët desktop dhe tabletët Windows.

Ndërkohë abonuesit të cilët kanë dëshirë të përfitojnë nga kjo veçori duhet të abonohen tek Office 365.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat