Pse Linkedin shpenzoi 1.5 miliard dollar për blerjen e platformës edukative Lynda.com?

Teknologji

Pse Linkedin shpenzoi 1.5 miliard dollar për blerjen e platformës edukative Lynda.com?

Më: 19 prill 2015 Në ora: 20:58

Linkedin sapo ka forcuar pozitat e saj javën e shkuar me blerjen e më të madhe të realizuar nga rrjeti social e cila në vetvehte përbën edhe blerjen e katër më të madhe në historinë e medias sociale.

Blerja në shifrat e 1.5 miliard dollarëve të Lynda.com e katapulton rrjetin social Linkedin në tregun e teknologjisë edukative.

Kjo lëvizje e re do të gjenerojë më shumë të ardhura nga 347 milion përdoruesit e rrjetit social. Por gjithashtu kjo do të krijojë më shumë mundësi për Linkedin falë marrëveshjes që platforma edukative Lynda.com ka me bizneset, qeveritë dhe shkolla në të gjithë botën.

Çelësi i suksesit qëndron tek strategjia e integrimit të Lynda

Sigurisht më e rëndësishme nuk është vetë blerja sesa e ardhmja e kësaj blerjeje tek Linkedin. Tani suksesi qëndron tek promovimi dhe integrimi i katalogut të Lynda.com e cila zotëron afro 3500 kurse online. Kjo do të jetë një pikë kritike sepse sa më i afërt të jetë integrimi aq më e mirë do të jetë eksperienca e përdoruesve të të dyja shërbimeve.

Por si do të ngjajë ky integrim?

Mbase rrjeti social Linkedin do të shtojë në profilet e antarëve të gjitha ato çertifikime që kanë fituar nga përmbushja me sukses e kurseve të Lynda. Linkedin gjithashtu mund të shfaqë edhe progresin e anëtarëve në secilën prej kurseve të saj duke ofruar edhe detaje për aftësi të veçanta të anëtarëve. E gjitha kjo do të ndihmojmë anëtarët e këtij rrjeti social ku qëllimi i tyre primar ngelet promovimi i vetvehtes dhe aftësive profesionale.

Aspekti më interesant i kësaj marrëveshjeje është në faktin se Linkedin do të mund të atribojë potencialin e këtyre kursve në mundësitë e karrierës për anëtarët e rrjetit social.

Ky investim premton një të ardhme të ndritur për Linkedin

Kjo blerje me vlerë 1.5 miliard dollar është shumë më tepër se blerja 1 miliard dollarëshe e Instagram nga Facebook dhe 1.1 miliard dollar që pagoi Yahoo për Tumblr. Tre blerje tejkalojnë atë të Linkedin dhe ato janë: blerja e Youtube nga Google për 1.65 miliard dollar, blerja e Oculus nga Facebook për 2 miliard dollar dhe blerja e WhatsApp nga Facebook për 19 miliard dollar.

Me integrimin e kurseve të Lynca.com në platformën e rrjetit social, Linkedin mund të shtojë numrin e vizitave dhe kohën e shpenzuar në këtë rrjet. Gjithashtu rekrutuesit mund të shënjestrojë anëtarë specifikë me aftësi dhe trajnim specifik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat