Rreziku që na vjen nga pajisjet teknologjike

Teknologji

Rreziku që na vjen nga pajisjet teknologjike

Më: 19 prill 2015 Në ora: 16:03

Teknologjia na e bën jetën më të lehtë, por disa studime tregojnë se puna e gjatë para kompjuterit dhe pajisjeve tjera elektronike mund të shkaktojnë dëmtime afatgjata në shikim dhe pagjumësi.

Rezultatet e disa studimeve britanike kanë treguar se gjashtë nga dhjetë persona nuk flenë mjaftueshëm, si rezultat i përdorimit të pajisjeve elektronike. Gjumi i pamjaftueshëm, nën shtatë orë në ditë shton gjasat për obezitet, sulme në zemër, diabet dhe kancer.

Richard Wiseman nga Universiteti Hertfordshajër thotë se “drita e kaltër e pajisjeve nxit prodhimin e melatoninës, një hormon i cili ndikon në gjumë, ndaj është e rëndësishme t’i shmangni ato para fjetjes”. Rrezet blu-violet janë shumë të rrezikshme dhe toksike për syrin dhe dëmtimi është edhe më i madh nëse punojmë pa u shkëputur nga ekrani për një kohë të gjatë.

Gjysma e të rriturve të cilët kalojnë rreth shtatë orë në ditë duke shikuar në ekrane, fillojnë të ndjehen të shqetësuar kur janë larg pajisjeve elektronike, për shembull nga telefonat inteligjentë. Ekspertët këshillojnë që të bëjmë pushime të rregullta kur punojmë me kompjuterin ose pajisjet tjera elektronike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat