Android for Work i disponueshëm për sipërmarrjet dhe njerëzit e biznesit

Teknologji

Android for Work i disponueshëm për sipërmarrjet dhe njerëzit e biznesit

Më: 19 prill 2015 Në ora: 11:49

Google ka publikuar “Android for Work”, një aplikacion për telefonët e vjetër Android përmes së cilit përdorusit mund të krijojnë një hapësirë të veçantë dhe të sigurtë të aplikacioneve të punës dhe biznesit.

Aplikacioni qartëson planet e gjigandit të motorit të kërkimit Google. Kompania po përpiqet të tërheqë më shumë konsumatorë biznesi në platformën e saj Android.

A keni dëgjuar ose përdorur shërbimin Blackberry Balance? Është e njëjta gjë me aplikacionin Android for Work ku qëllimi kryesor i tij është të ndajë gjërat tona personale nga ato të punës në një smartfon apo tablet të vetëm. Por edhe Samsung e kishte ofruar një funksionalitet të ngjashëm përmes kodit Knox.

Në Android Lollipop, Android for Work vjen i integruar ndërsa aplikacioni i shfaqur në dyqanin Play Store është për versionet nga Android 4.0 Ice Cream Sandwich gjer tek 4.4 KitKat.

Përmes këtij aplikacioni, admisnitratorët e IT-ës, njerëzit e biznesit por edhe konsumatorët e zakonshëm. Kjo është një goditje e qartë ndaj Apple e cila është lider në fushën e shërbimeve për sipërmarrjet dhe biznesin. Vitin e shkuar, iOS gjedej në 69 % të paisjeve të sipërmarrjeve ndërsa Android në 29 % të tyre. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat