5 karakteristikat më interesante të sjell iOS 8.3

Teknologji

5 karakteristikat më interesante të sjell iOS 8.3

Më: 18 prill 2015 Në ora: 23:35

Apple lançoi iOS 8.3 javën e shkuar por realisht nuk u fol shumë për risitë që ky përditësim solli. Tani dëshirojmë të diskutojmë me ju 5 karakteristikat kyçe që do të gjeni në të:


Nuk kërkohet fjalëkalim për shkarkimet falas


Në iTunes Apple Store, nëse ju nuk keni aktivizuar Touch ID për shkarkimet tuaja, atëherë ju mund të vendosni që mos t’ju kërkohet më fjalëkalimi kur ju shkarkoni përmbajtje apo aplikacione falas nga iBook Store apo iTunes App Store. Për ta bërë këtë shkoni tek konfigurimet> Navigimi në iTunes dhe App Store > Cilësimet fjalëkalimi> Caktivizo kërkimin e fjalkalimit.


Wireless Car Play


Car Play është i disponueshëm vetëm me një makinë të përshtatshme. Përmes iOS 8.3 dhe funksionalitetit Car Play ju mund ta përdorni këtë të fundit në pajisjen tuaj pa qënë nevoja ta lidhni atë me makinën. Për të bërë të mundur këtë funksion, konsultohuni me sistemin CarPlay.


Thirrjet me volum të lartë përmes Siri-t


Tanimë edhe Siri është i aftë t’ju mundësojë një thirrje me volum të lartë. Mjafton ti kërkoni Siri-t normalisht të telefonojë një kontakt dhe në fund të komandës thoni ‘using speakerphone’ . Më pas Siri fillimisht do të startojë një telefonatë normale por sapo telefonata të pranohet ajo do të kalohet tek boksi kryesor duke ju bërë të mundur të bisedoni pa qënë nevoja ta mbani telefonin në dorë.


Filtrimi i bisedave në iMessage


Aplikacioni Message sjell një opsion të ri me të cilin mund të filtroni bisedat tuaja bazuar në kontaktet që ju keni regjistruar në telefonin tuaj dhe në ata që nuk keni ruajtur. Për të mundësuar këtë funksionalitet shkoni tek Konfigurimet e Hapura> Mesazhet> Filteri i personave të panjohur dhe vendoseni aktiv këtë opsion. Ky funksion ju bën më të thjeshtë fokusimin në mesazhet që janë të rëndësishme për ju.


Raportoni Spam-et në iMessage


Nëse një dërgues nuk figuron në listën tuaj të kontakteve dhe ju merrni një iMessage nga ai, tanimë ju mund ta raportoni atë tek Apple. Për ta bërë këtë hapni aplikacionin Message, zgjidhni bisedën që doni të raportoni dhe më pas në fund të ekranit klikoni mbi butonin ‘Report Junk’. Ky raportim do ti kalojë automatikisht Apple. (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat