Hidhet në treg telefoni inteligjent Lenovo A6000 Plus, kushton 120 dollarë

Teknologji

Hidhet në treg telefoni inteligjent Lenovo A6000 Plus, kushton 120 dollarë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 22:28

Lenovo prezantoi para disa ditësh telefonin inteligjent A6000 Plus. Tani kompania ka njoftuar se të gjithë ata që duan të blejnë këtë telefon, duhet të regjistrohen tek dyqani në internet Flipkart. Pajisja kushton 120 dollarë. Shitjet e para për këtë telefon do të fillojnë më 28 prill.

Lenovo A6000 Plus është një version më i mirë i telefonit A6000. Ai fuqizohet nga procesori Snapdragon 410 dhe përmban ekran 5 inç me rezolucion 720 pikselë. Telefoni vjen me 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme dhe bateri me kapacitet 2,300mAh.

Sa i përket kamerës, pajisja përmban një kamerë të pasme 8 megapikselë dhe një kamerë ballore 2 megapikselë. Telefoni operon me sistemin Android 4.4 KitKat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat