Solar impulse 2 , fluturimi i aeroplanit me energji diellore

Teknologji

Solar impulse 2 , fluturimi i aeroplanit me energji diellore

Më: 17 prill 2015 Në ora: 20:06

Fluturimi i parë rreth botës përmes një aeroplani të fuqizuar me energji diellore ka përfunduar me sukses në Kinë, duke përmbushur etapën e pestë të udhëtimit të tij.

Aeroplani i parë pa karburant synon të demonstrojë se fluturimi në distanca të gjata duke përdorur vetëm energji të riciklueshme është i mundur.

Fluturimi u drejtua nga piloti zvicerian Bertrand Piccard, duke komunikuar me skuadrën e kontrollit të misionit në Monaco.

Ulja e suksesshme në Chongqing është me të vërtetë një simbol për ekspeditën. Kina është emëtuesi më i madh i dioksidid të karbonit në botë dhe qyteti i Chongqing është shumë i ndotur.

Aeroplani, i quajtur Solar Impulse 2, u ul në Chongqing pasi fluturoi nga Myanmar për më shumë se 1300 kilometra për 20 orë e gjysëm.

Ndalesa e rradhës do të jetë Nanjing në Kinën lindore.

Ka kaluar pothuajse 3 javë qëkurse sipërmarrja e aeroplanit filloi në Abu Dhabi.

Projekti pret që fluturimi përreth globit të përfundojë në një total prej 12 etapash, me një kthim në Abu Dhabi në vetëm pak muaj kohë.

Aeroplani, i cili u desh 12 vjet që të ndërtohej, është aq i lehtë sa një makinë familjare por ka një hapje krahësh aq të gjerë sa të një Boeing 747.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat