Gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Teknologji

Gjërat që humbisni çdo ditë duke ndenjur në celular

Më: 17 prill 2015 Në ora: 18:25

Celularët ose më mirë, smartfonët janë bërë aq shumë pjesë e përditshme e jetës sonë, saqë tashmë është e pamundur të takosh një person që nuk e posedon më një të tillë. Praktikisht është e pamundur që celulari të qëndrojë në çantë për më shumë se gjysmë ore dhe ndonjëherë situatat bëhen vërtet të sikletshme.

Kur dilni për shembull për kafe me miqtë, ju nuk bëni gjë tjetër veçse jepni “lajmin” në Facebook, partneri me siguri shkëmben mesazhe në WhatsApp edhe në momentet intime. Pra me pak falë jeni të fiksuar nga rrjetet sociale, nga mesazhet dhe nga njoftimet që mund të merrni çdo moment. Për rrjedhojë, ju shpesh humbisni një seri eksperiencash dhe momentesh të mrekullueshme, thjesht sepse vazhdoni të qëndroni të lidhur me smartfonin.

Ja të gjitha gjërat që ju humbni duke u fiksuar në celular.

Nuk qëndroni më vetëm me mendimet tuaja
Kohët e fundit, për shkak të pranisë obsesive të smartfonëve në jetët tuaja është gjithnjë e më e vështirë ta gjeni veten vetëm, për të bërë llogari vetjake. Kjo sjellje mund të ketë pasoja negative në zgjedhjet private, duke qenë se momentet e reflektimit janë të nevojshme për t’u çlodhur dhe për të qëndruar racional.

Shoqërinë e miqve
Sa e sa herë, gjatë një natë argëtuese me miqtë, jeni gjendur komplet të “izoluar” për shkak të smartfonëve? Mësohuni që të shijoni shoqërinë dhe të jetoni më shumë raportet reale sesa ato virtuale.

Buzëqeshjen e fëmijëve tuaj
Tashmë edhe mamatë nuk mund të bëjnë pa rrjetet sociale. Duke qëndruar gjithnjë me celularin në dorë ju mund të humbni, madje edhe buzëqeshjen, fjalët dhe ndodhitë e të vegjëlve tuaj. Rritja e fëmijëve është më e rëndësishme sesa ato njoftimet qesharake të Facebook.

Një pamje që të lë pa frymë
Në epokën e rrjeteve sociale, fotografojmë gjithçka, që nga pijet, ushqimet e madje edhe pamjet që të lënë pa frymë! Ato bëhen pjesë e fotografimit dhe e shpërndarjes në rrjetet sociale, sikur të ishin një lloj “detyre” morale për t’i treguar se ku gjendeni e çfarë po bëni. Por ndonjëherë imazhet e momenteve të paharrueshme nguliten thellë në kujtesën tonë dhe nuk kanë nevojë për t’u fotografuar.

Njohjet e rastësishme në rrugë
Jeni beqarë dhe nuk e dini se si të njihni personin e duhur? Shkëputuni nga celulari dhe filloni që të shihni përreth. Marrëdhëniet ndërtohen duke u parë në sy dhe jo duke u “fshehur” pas ekranit të kompjuterit. Kushedi se sa raste mund t’ju kenë ikur dhe sa shikime nuk mund të keni shkëmbyer thjesht, sepse duhet t’i përgjigjeshit një mesazhi.

Momentet intime me partnerin
Me smartfonët edhe jeta në çift ka ndryshuar dhe praktikisht është bërë normale që partneri ose partnerja të kontrollojë celularin në një moment intim. Ndaj kur të gjeni një mashkull ose femër i cili/e cila do të jetë i/e aftë të heqë dorë nga mesazhet dhe telefonatat për disa orë, atëherë do të jetë me siguri i duhuri ose e duhura.

Bisedat në autobus
Kur përdoret autobusi ose çfarëdolloj tjetër mjeti transporti publik, të gjithë janë të zhytur në celularin e tyre, për t’i bërë kështu të pamundura bisedat klasike me të panjohurit. Mbase ndonjëherë janë edhe diskutime banale, por në disa raste mund të jenë tepër të habitshme.

Fjalimet me miqtë
Çdo person që posedon një celular jeton në një botë më vete. Jo rrallëherë ju është dashur që të përsërisni diçka vetëm e vetëm, sepse një shoqe ose një shok nuk e kishte mendjen te biseda juaj, por edhe e kundërta. Duhet të kuptoni se jeta reale është shumë më e rëndësishme!

Bukurinë e udhëtimeve në tren
Treni, që mund të merret për një udhëtim ose për punë, është i aftë që të na dhurojë eksperienca të paharrueshme. Vendet, personat dhe historitë janë disa nga gjërat që humbisni vetëm, sepse qëndroni të lidhur me celularët.

Një ditë me diell
Çfarë mund të jetë më mirë sesa një ditë me diell e kaluar buzë detit, duke shijuar qetësinë dhe pamjen e mrekullueshme? Shumë shpesh këtë gjë nuk e bëni, sepse jeni shumë të zënë duke shkrepur selfie dhe duke mbyllur një diskutim të rëndësishëm nëpërmjet një mesazhi. Lëreni smartphon-in në shtëpi ndonjëherë, pasi vetëm në këtë mënyrë do ta kuptoni se lumturia gjendet në gjërat e vogla të çdo dite.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat