Të kontrollosh celularin me një gishtëz

Teknologji

Të kontrollosh celularin me një gishtëz

Më: 17 prill 2015 Në ora: 18:13

Kërkuesit shkencorë të Institutit të Teknologjisë së Masaçusetsit në SHBA kanë ideuar një pajisje shumë të vogël “wireless”, me anë të së cilës mund të kontrollosh celularin apo kompjuterin.

Pajisja me emrin NailO është pak a shumë si një gishtëz dhe mund të kontrollohet duke e prekur me gisht sipërfaqen e saj.

NailO lejon që të kryesh funksione të ndryshme në celular pa rënë në sy dhe është i dobishëm në rastet kur je në një mbledhje të rëndësishme, por në të njëjtën kohë nuk mund të lësh pa përgjigje një mesazh urgjent që të vjen në celular.

Ideatorët e NailO po mundohen të gjejnë mënyrën për të prodhuar një bateri që mund të futet në këtë pajisje të vogël. Bateria duhet të jetë e trashë vetëm gjysmë milimetri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat