Saga e tregut të telekomunikacionit në Kosovë vazhdon: IPKO lë përdoruesit e telefonisë mobile pa shërbim

Teknologji

Saga e tregut të telekomunikacionit në Kosovë vazhdon: IPKO lë përdoruesit e telefonisë mobile pa shërbim

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:47

Dita e djeshme nuk ishte aspak e mirë për abonentët e operatorit mobil IPKO në Kosovë. Në rrjetet sociale kishte ankesa nga ana e përdoruesve për mungesë të shërbimit të interneti 3G në telefonët e tyre celular pas orës 13:00 ndërsa pas orës 15:00 valët 3G ishin terësisht të padisponueshme.

Kjo po ndodh në një moment mjaft kritik kur pak ditë më parë në mediat kosovare shkruhej “3G dhe 4G në Kosovë janë një mashtrim” me arsyetimin e nuk ka kapacitete për ofrimin e një shërbimi të tillë. Ne në PCWorld Albanian përgatitëm edhe një artikull ku shpjeguam pse kjo është e vërtetë dhe kur qëndronte problemi i këtyre mangësive.

Madje problemet shkuan deri në atë pikë sa kishe mungesë edhe të shërbimi të thirrjeve telefonike që mund të kryhen mbi një rrjet 2G. Nuk e dimë nga ka buruar ky problem i cili mund të jetë teknik me shumë gjasa por mundet edhe të jetë si rezultat i mbingarkimit të rrjetit. Abonentët nuk ishin as në gjëndje të kontaktonin shërbimin e kujdesit ndaj klientit në 049 700 700.

Dhe ajo që ndodhi ditën e djeshme me operatorin e IPKO zgjoi makthin e të gjithë për shërbimin 3G. Të gjithë qytetarët kosovarë duhet të jenë duke menduar se edhe ky problem ka të bëjë me këto mangësi të cilat janë pranuar edhe nga vetë autoriteti rregullativ i sektorit të telekomunikacionit ARKEP.

PCWorld Albanian ka kontaktuar me IPKO dhe nuk ka një përgjigje konkrete. Gjithashtu mungon edhe një qëndrim zyrtar i kompanisë në media apo rrjete social duke i lënë konsumatorët e saj në këtë terr informativ. Për informacionet më të fundit qëndroni në kontakt me ne. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat