Android Lollipop 5.1 gati për tu shkarkuar në modelet Nexus 4 dhe Nexus 7

Teknologji

Android Lollipop 5.1 gati për tu shkarkuar në modelet Nexus 4 dhe Nexus 7

Më: 17 prill 2015 Në ora: 07:18

Nexus 4 apo Nexus 7 janë gati për versionin 5.1 të Android. Google po ofron Android 5.1 për modelet Wi-Fi, LTE të Nexus 7 dhe për smartfonin Nexus 4 me të cilin Google debutoi në vitin 2012.

Ky përditësim sjell një sërë karakteristikash të reja të kontrollit mbi Wi-Fi dhe Bluetooth në menunë e shkurtër, njoftime të përmirsuara dhe ndryshime të ndjeshme përsa i përket performancës. Me e rëndësishme nga këto të gjitha sigurisht që është performanca e rritur e Wi-Fi, një pjesë kjo tepër e bezdisshme deri më tani sidomos për ata që përdorin Nexus 7 LTE. Ndërkohë që ky përditësim nuk është aq thelbësor për pajisjet që kanë një prodhues tjetër, ai është tepër i rëndësishëm dhe i mirpritur në pajisjet e pastra Google.

Në të kaluarën kemi vënë re se modeli LTE i Nexus 7 zakonisht është i pari që i aplikon përditësimet, por duket se Android 5.1 do të mbërrijë në të njëjtën kohë tek të dyja versionet. Ka të ngjarë që ky përditësim të jetë i disponueshëm për tu shkarkuar në ditët në vijim. Nëse doni të mësoni me tepër nga ai atëherë shkarkoni Android-in e publikuar./pca/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat