Twitter përmirësohet, iu vjen në ndihmë përdoruesve

Teknologji

Twitter përmirësohet, iu vjen në ndihmë përdoruesve

Më: 17 prill 2015 Në ora: 00:39

Twitter e ka prezantuar dizajnin e ri për ballinën e faqes së saj, dhe tani kur jut ë qaseni në rrjetin social do ta shihni një listë të temave që shfaqen për tu lexuar nga përdoruesit.

Dizajni i ri i faqes së Twitter do të shfaqet për përdoruesit që e vizitojnë këtë faqe, por fillimisht pamja e re e rrjetit social do të shfaqet vetëm në SHBA raporton Telegrafi.

Duke filluar nga sot, kur ju vizitoni faqen e twitter.com, ju do të gjeni disa tema interesante për t’i shqyrtuar, duke përfshirë politikën, artistët, pop kulturën dhe madje edhe kafshët e bukura. Kur të klikoni në temë ju do të shihni një grup të cicërimave nga disa prej llogarive më të njohura në këtë temë. Përmbajtja është e pasuruar në kohë reale, ka thënë Twitter.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat